Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri zhvilloi një takim pune me Niels Annen, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë.
Dy bashkëbiseduesit diskutuan me mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, me fokus edhe situatën e fundit në Kosovë.
“Kënaqësi të prisja në një takim pune Niels Annen, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë. Diskutuam mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, me fokus edhe situatën e fundit në Kosovë.
Gjithashtu ndamë bashkë vullnetin për thellimin e bashkëpunimit, jo vetëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë por edhe konkretisht mes Partisë Socialiste dhe asaj Socialdemokrate gjermane si në rrafshin dypalësh ashtu edhe për nisma në kuadër të strukturave evropiane ku aderojnë si parti simotra”, deklaroi Gjiknuri.
Home Lajme Aktualitet Gjiknuri takon zyrtarin e lartë gjerman Niels Annen: Diskutuam mbi zhvillimet politike...