Saranda vijon të jetë një nga destinacionet kryesore të vendit tonë për ankorimin e jahteve luksoze.
Porti i Sarandës bën të ditur se “një ikonë e vërtetë, jahti velier 121-vjeçar me tre shtylla veliere, Shenandoah of Sark, ka vizituar këto ditë qershori Sarandën dhe është ankoruar në kalatën e jahteve në port”.
Jahti me një gjatësi prej 44 metra dhe 8.17 metra i gjerë, me peshë 300 GT, kombinon pamjen klasike me pajisje moderne për komoditetin maksimal të ofruar në bordin e tij.
I ndërtuar në vitin 1902 në New York, SHBA dhe i rinovuar në 2018-2019, ai u ndërtua për performancë dhe lundrim në distanca të gjata në oqean dhe i ka shëtitur turistët e vet në qoshet më të largëta të botës në kushte ekstreme.
Në këtë jaht është realizuar një nga filmat më të famshëm të Hollywood-it “Agjenti 007”, “Golden Eye” me James Bond.
Nga janari deri në qershor Saranda ka tërhequr një numër të lartë turistësh të huaj, të kanë hyrë me kroçera dhe jahte turistike.