Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të theksuara, vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit në do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë 13°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Berat 34°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.