Karkaleci po dëmton të mbjellat në tokat bujqësore të vendit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla ka publikuar datat kur do të bëhet dezinsektimi në qarkun e Fierit, me qëllim uljen e popullatës së karkalecit.

Balla ka theksuar të gjitha zonat ku do të bëhet ndërhyrja, si dhe ka nënvizuar faktin se në çdo parcelë janë vendosur tabela paralajmëruese për blegtorët dhe mbarështuesit e bletëve.
“Filloi zbatimi i planit të emergjencave, me qëllim uljen e popullatës së karkalecit. Veterinerët u kërkojnë fermerëve që të ndalin futjen e tufave blegtorale për kullotë dhe shpendëve në zonat ku do të bëhet ndërhyrja me spërkatje. Kujdes të veçantë duhet të kihet në shtegtimin e bletëve; në izolimin e zgjojet, duke respektuar disa rregulla teknike, si ajrosja dhe furnizimi me ujë i tyre. Në parcelat ku do të bëhen ndërhyrjet, janë vendosur tabela paralajmëruese për blegtorët dhe mbarështuesit e bletëve“, shkruan Balla.

Zonat ku do të bëhet ndërhyrja në Qarkun Fier:
Në Kosovë të Lushnjës ndërhyhet me datë 14 dhe 15 qershor.
Në fshatrat Grabian, Ferras, Stravec, Sopëz, Gradishtë, Spolat dhe Mertish të Bashkisë Divjakë do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor
Në fshatrat Plug, Saver dhe Karbunarë të Lushnjës do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor”.