Fituesi i Big Brother VIP, njëkohësisht këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli është duke mbajtur një turne koncertesh në Amerikën e Veriut.

Nga pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, artisti shkodran është mbuluar me para nga shqiptarët që jetojnë atje.
Madje një e moshuar, e cila ka qenë e pranishme në koncertin e tij në Neë York, është xhiruar teksa me një tufë parash i kërkon Luizit që t’i afrohet.

Më pas, ai i hedh asaj para dhe e puth në ballë.
Që nga fitorja e tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, Luizi ka qenë aktiv në tregun muzikor, duke sjellë projekte muzikore dhe marrë pjesë në koncerte të ndryshme.