Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka bërë të ditur se është e gatshme të japë dorëheqje. Megjithatë, sipas saj, kërkesa e saj është refuzuar nga presidenti Aleksandar Vuçiç.
‘Duke marrë parasysh shkrimet e mediave, për të qenë të qartë – në çdo moment jam gati të jap dorëheqjen si kryeministre dhe presidenti i Serbisë Vuçiç e di këtë dhe për momentin refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje.’- shkruan ajo në Twitter.
Ajo tha se nuk është kundër zgjedhjeve. “Ju doni zgjedhje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë për zgjedhje. Sigurisht që i qëndroj besnike Serbisë dhe presidentit Vuçiç”, shtoi Brnabiç.