Pas situatës në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku ka dhënë edhe dorëheqjen nga posti i nënkryetares. Pas Kryesia vendosi hapjen e garës për kryetar, Tabaku ka marrë vendimin për dorëheqjen duke thënë se ky vendin zvogëlon Partinë Demokratike. Në deklaratën për mediat, ajo thotë se do duhej të ishte dëgjuar zëri i Kolegjit të Kryetarëve dhe grupit parlamentar që kërkuan që zgjedhjet për kreun e partisë të mos mbaheshin tani.
“Kryesia e PD diskutoi që nga ora pesë se kush janë mënyrat më të mira. Propozimi im ishte që PD të ishte bashkë dhe duhej të niste një proces zgjedhor, real, një proces që ne na bashkon dhe nuk na ndan. Të gjithë anëtarët e kryesisë ishin dakord, pati propozim nga Godole, Bejko, Gjana. Pati 10 diskutime që u diskutuan gjatë deri në orët e para të mëngjesit. Kryesia me gjithë kërkesën time që të kishim vendim të unifikuar, që të mos vazhdonim që të merrnim vendime të njëanshme, nuk arriti në dakordësinë që të merrnim një vendim të unifikuar. PD vendosi të hapë garën për kryetar, në votat ishin 17 pro, unë refuzova që të votoj, Nebiaj refuzoi të votojë, dhe zonja Juela Hamataj, refuzuan të votojnë. Dëshira ime është që në këtë proces PD duhet të ishte bashkë, jemi duke hedh një hap që e zvogëlon PD dhe nuk e zmadhon, dëshira ime ishte të dëgjohej zëri i anëtarëve të grupit parlamentar dhe kolegjit të kryetarëve.
Ka pasur një propozim nga zoti Taulant Zeneli, si sekretar organizativ i partisë për të ecur përpara me procesin, vendim që ishte me data, që u propozua që në fillim, dhe ky vendim është miratuar në mbledhjen e Kryesisë. Duke pasur parasysh që propozimi im nuk u propozua, refuzove ta votoja dhe u tërhoqa nga vendi i nënkryetares së PD. unë gjykoj që PD do ecë para, do bëhet alternativë kur secili nga ne të anashkalojë egot personale dhe të mendojë për të mirën e përbashkët”, tha Tabaku.