Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar lajmin e mirë për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer të Kosovës. Megjithatë, Kurti thotë se Serbia do duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut siç është rrëmbimi.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi,”- thotë Kurti.