Pas tentativës për puç nga grupi i milicisë Wagner dhe largimit të tyre nga Rusia, ende është mister se ku ndodhet udhëheqësi i tyre, Prigozhin.
Në hotelin Trezzini në Shën Petersburg, që besohet se është zyra e Prigozhinit, dyshohet se janë gjetur para në vlerë prej 4 miliardë rubla, afërsisht 44 milionë euro. Megjithatë, Putini ka dalë më i dobët nga sulmi, Blinken nënvizon “krisje në sistemin e pushtetit të liderit të Kremlinit”.
Ndërkohë, Kina ka përsëritur mbështetjen e saj për Rusinë “në ruajtjen e stabilitetit kombëtar”. Dhe Kievi nis një “ofensivë të madhe” ndaj fronti Lindor.
Gjatë natës, raketa ruse dhe dronë në rajonin e Odesses. Presidenti ukrainas, Zelensky tha se ka bërë një bisedë telefonike me Biden për krizën e Rusisë. Ai shkruan se i kërkoi të rriten edhe më tepër furnizimet për Ukrainën nga ajri.
“Unë fola me presidentin e SHBA-së Joseph Biden. Një bisedë pozitive dhe frymëzuese. Ne diskutuam armiqësitë dhe proceset e vazhdueshme në Rusi. Bota duhet të ushtrojë presion mbi Rusinë derisa të rivendoset rendi ndërkombëtar. Është e rëndësishme të rriten më tej aftësitë e Ukrainës për të mbrojtur qiejt. Në këtë kontekst, e falënderova për mbështetjen e koalicionit të avionëve luftarakë. Ne diskutuam për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të mbrojtjes, me fokus në armët me rreze të gjatë”, shtoi Zelensky.