Real Madrid është shumë pranë realizimit të nënshkrimit me futbollistin francez Kylian Mbappe. Ndërsa Paris Saint German duket se tashmë ka gjetur zëvendësuesin e 25 vjeçarit.

Madrilenët pritet të paguajnë 200 milionë euro për transferimin e Kylian Mbappe, kështu që klubi francez do të arkëtojë një shumë të madhe parash për të gjetur zëvendësin e tij.

Victor Osimhen është i preferuari i drejtuesve të sportit për të qenë referenca e re e ekipit. Nigeriani ka qenë një prej lojtarëve kryesorë këtë sezon për sezonin e jashtëzakonshëm të Napolit ku ka arritur të fitojë titullin e ligës.