Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i quajti “të pabaza” deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden dhe liderit ukrainas Volodymyr Zelensky për kërcënimin bërthamor nga Rusia.
‘Është e vështirë për mua të komentoj atë që Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka thënë kohët e fundit, por nuk do t’i kushtoja shumë rëndësi shpërthimeve verbale të pabaza.’ Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Tass.
Ditët e fundit, Biden, në një fjalim në Kaliforni, kishte thënë se e konsideronte të vërtetë kërcënimin e përdorimit të armëve bërthamore taktike nga udhëheqësi rus Vladimir Putin.