Në zonën e Reçit të Malësinë së Madhe ka nisur fushata për mbrojtjen e gështenjës nga grerëza e zezë, që është një ndër insektet më dëmprurëse në plantacionet e gështenjave.

Mirëmbajtja dhe ruajtja e gështenjës realizohet përmes një insekti të krijuar në kushte laboratorike, i cili përjashton përdorimin e pesticideve.

“Ne prodhojmë diku 5-6 mijë tonë gështenja në vit dhe janë rreth 2 500 hektarë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. 25 % e prodhimit të gështenjës në rang vendi shkon drejtë vendeve të Europës si eksport bujqësor. Kjo metodë që po përdorim për mbrojtjen e saj është certifikuar nga BE, siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar”, tha Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë.

Kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, tha se duhen burime njerëzore të specializuara për e insektit që lufton grerëzën në plantacionet e gështenjës.

“Kjo vlen dhe për bimët mecidinale apo kultura të tjera. Bashkia i ka në fokus këta sektorë dhe është duke bërë investimet përkatëse”, tha Tonin Marinaj.

Në zonën e Reçit kultura e gështenjës është 300-vjeçare dhe banorët e ka bazuar ekonominë familjare tek kultivimi dhe shitja e gështenjave. Pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet në Itali, ku dhe përpunohet.