Policia e Korçës ka dalë me reagimin zyrtar për vdekjen e 20-vjeçarit Mateo Llabani.

Policia thotë se i riu është nisur me urgjencë drejt spitalit të Korçës mbrëmjne e djeshme në gjendje të rëndë shëndetësore.

Arresti kardiak mund të jetë shkak për ngjarjen e rëndë sipas bluve, të cilët bëjnë me dije se në trupin e 20-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Devoll/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak, ka shkuar në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi M. Ll., 20 vjeç, banues në Bilisht, i cili më pas ka humbur jetën.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 20-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.