Policia britanike njofton se ka vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar, i cili është kapur me kokainë në makinë.

Bëhet fjalë për shtetasin Denis Lami, i cili u kishte shkuar në Britani në vitin 2020 në rrugë të paligjshme dhe punonte si pastrues në një kantier pastrimi.

Gjatë kontrollit fizik në automjetin e tij, policia gjeti 51.65 gram kokainë. Së bashku me të udhëtonte në një mjet “Citroen” edhe një shtetas tjetër, i identifikuar si Valter Kabilo.

Mediat vendase bëjnë me dije se, gjatë marrjes në pyetje Lami mohoi akuzat për trafik droge dhe se nuk e dinte që në makinë kishte kokainë.

Sakaq gjatë seancës gjyqësore dëshmoi se kishte punuar në Shqipëri si shofer transporti për një kompani lojërash fati dhe se kishte bërë kërkesë për azil në Britani.

Aktualisht Lami ndodhet në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia britanike.