Shtrenjtimi i çmimeve të produkteve të ndryshme ka detyruar sektorin privat dhe shtetin që të rrisë pagat për punonjësit. Në muajt e parë të këtij viti paga mesatare bruto në vend është shtuar me 5 mijë e 500 lekë në krahasim me një vit më parë ose me një rritje prej 9.2%. Kjo rritje pagash vjen në një moment që inflacioni ka prekur nivelin 4.7% ndërsa nuk përfshin miratimin e fundit të qeverisë për rritje pagash e cila do të bëhet efektive që prej muajit maj. Aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare, të Sigurimit, Informacioni dhe Komunikacioni. Gjatë tremujorit të parë 2023, niveli i pagave në aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit arrin në 119.2 mijë lekë e ndjekur nga Informacioni dhe Komunikacioni me 103.2 mije lekë.
Ndërkohë administrate publike renditet në vend të tretë përsa i përket dhe paga mesatare bruto arrin në mbi 73 mijë lekë në muaj. Paga mesatare bruto për aktivitetin e Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit mbetete më e ulëta se paga mesatare në nivel kombëtar dhe gjatë periudhës janar-mars 2023 ka arritur rreth 44 mijë lekë.
Me një pagesë pak më të lartë se bujqësia në tre muajt e parë të këtij viti rezultojnë se janë ndërtimi dhe tregtia. Qeveria ka bërë me dije se brenda 2 viteve paga mesatare në administratë do të arrij në 900 euro duke u krahasuar me vendet e rajonit. Ndërsa I ka bërë thirje edhe bizneseve private që të reagojnë dhe të rrisin pagat për të mbajtur punonjësit.