Rritja e pagave do te shtojë të ardhurat ne skemën e pensioneve. Vendimi i cili nis zbatimin nga muaji maj do të prekë rreth 130 mijë punonjës të administratës publike, në nivel qëndror dhe lokal, ndërsa ka rritur presionin ndaj privatit për të paguar më tepër personelin.

Numri i pensionistëve në Shqipëri ka ardhur në rritje në vite ashtu sikurse edhe financimi nga buxheti I shtetit, I cili në 2023 kap vlerën e 54 miliardë lekëve, krahasuar me 47 miliardë që ishte dy vite më parë.

Numri i pensionistëve
2021 673 813
2022 686 000
2023 695 000

Financimi nga Buxheti i Shtetit (mld lekë)
2021 47.8
2022 52.8
2023 54.5

Para muajit Prill, punëmarrësit i paguheshin rreth 41 mijë kontribute, ndërsa me rritjen e pagës maksimale kapën vlerën e mbi 49 mijë lekëve. Të moshuarit që do marrin pension të plotë do të duhet të plotësojnë mbi 35 vite pune.

Megjithatë skema e pensioneve private mbetet ende e panjohur nga pikëpamja e të ardhurave. Po ashtu paratë e investuara në fondet private të pensioneve nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit.