Pas 8 vitesh, rikthehet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar. Festivali do të zhvillohet nga data 24 qershor deri më 1 korrik në Kalanë e Gjirokastrës.
Ka qenë kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti që kanë ndarë lajmin për rikthimin e këtij festivali me motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare.
Edicioni i parë i këtij festivali është çelur në 11 tetor të vitit 1968 në qytetin muze të Gjirokastrës duke u konsideruar asokohe si një festival unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.