Rruga e Barrikadave dhe ajo “Fortuzi” në Tiranë kanë marrë një pamje të re pas ndërhyrjes së “Punëtorëve të Qytetit”.

Ata kanë bërë vijëzimin e sinjalistikës lineare në këto dy rrugë me metodën “Ghiocialate bikomponente” me efekt zhurmues.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ndarë fotot pas përfundimit të punimeve duke theksuar se do të tregohet kujdes i veçantë për çdo rrugë të kryeqytetit.

“Faleminderit kolegëve të “Punëtorët e Qytetit” , që u kujdesën për vijëzimin e sinjalistikës lineare në Rrugën e Barrikadave dhe rrugën “Fortuzi” me metodën “Ghiocialate bikomponente”, me efekt zhurmues. Kujdes i veçantë për çdo rrugë”, ka shkruar Veliaj.