Nëse do të përshkruanim Silvio Berlusconin do duhet të përdornim më shumë se një epitet. Disa e quajnë ‘prijësi’ politik i populizmit, të tjerë politikani donzhuan, por një gjë është e sigurt, Silvio Berluscioni është pjesë e rëndësishme e historisë italiane.
Sot, politika italiane është në zi pas vdekjes në moshën 86-vjeçare të ish kryeministrit, Silvio Berlusconit. Ai humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte me zemrën teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano.
Po kush është Silvio Berlusconi?
I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Jurdik të Milanos në vitin 1961, Berlusconi arriti suksese të njëpasnjëshme në fushën e Biznesit. E nisi duke themeluar një kompani ndërtimi vetëm një vit pasi u diplomua. Në fund të viteve 70 ai përqendroi investimet e tij të biznesit në media ku bleu disa aksione të gazettes “Giornale” . Në vitin 1978 ai themeloi rrjetin televiziv “MediaSet” pjesë e të cilit janë edhe Channale 5, Italia -1 dhe Rete – 4.
Një nga njerëzit më të pasur në vend, manjati i sigurimeve, pronar i bankave dhe mediave, pronar i ekipit të futbollit të Milanit dhe një aksion kontrollues në Fininvest. Në vitin 2011, sipas revistës Forbes, Silvio Berlusconi (me një pasuri prej 7.8 miliardë dollarësh) ishte në vendin e 118-të në renditjen e njerëzve më të pasur në botë. Për sa i përket kohës në pushtet, vetëm Benito Mussolini dhe Giovanni Giolitti e anashkalojnë atë.
Silvio Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001 – 2006 si dhe në vitet 2008 – 2011.
Më 18 janar të vitit 1994 Berlusconi themelon partinë “Forca Italia” dhe po në të njëjtin vit arrin të bëhet kryeministër i vendit.
26 Janari i vitit 1994 përkujtohet në Itali si “Dita e Berlusconit”. The Times në Londër shkroi një editorial ku thuhej së për italianët dhe një pjesë të Europës ishte e pamundur që Berlusconi të fitonte zgjedhjet.
Megjithatë fitorja ndodhi , koalicioni i parive të krijuara nga Berluconi I cili përfshinte neofashistët dhe Lidhjen e Veriut mori 366 nga 630 vendet në parlament.
Ai u largua nga detyra e kryeministrit në vitin 2011 pasi mbi të u ngritën disa akuza penale që përshinin evazionin fiskal. Një tjetër akuzë mbi ish-kryeministrin Italian lidhet me çështjen Bunga-Bunga ku Berlusconi akuzohej se paguar një prostitute 17-vjeçare për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Në një betejë ligjore disa vjeçare kreu i “Forca Italia” u shpall I pafajshëm pasi sipas provave ai nuk dinte se kishte të bënte me një minorene. Në shkurt të vitit 2023 Berluconi doli I pafajshëm edhe nga akuzat se kishte paguar rreth 24 dëshmitarë që të jepnin dëshmi të rreme në Gjykatë mbi festat e tij të shfrenuara që njihen me termin “Bunga Bunga”.
Karriera Politike e Berlusconit ka qenë e mbushur me skandale të ndryshme duke nisur që nga aferat e tij të shumta sa i përket jetës personale dhe deri tek akuzat për mashtrim tatimor.
Pas pezullimit që pati nga Gjykata për ta ndaluar që të mbante poste publike, Berlusconi u rikthye sërish në politikë. Në vitin 2022 ai u zgjodh si Senator në Senatin Italian pas 9 vitesh ndërsa partia e tij “Forca Italia” bën pjesë në koalicionin aktual qeverisës të Italisë me kryeministre Georga Meloni.
Silvio Berlusconi ishte babai i 5 fëmijëve nga dy martesat e tij të mëparshme , teksa në media qarkullonin lajme se ai do të bëhej sërish baba