Drejtuesi i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu bën me dije se Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare kanë nisur një bashkëpunim me qendrën më të mirë akademike për çështjet e sigurisë “George C. Marshall Center” falë mbështetjes së Ambasadës amerikane.

Në trajnimin e nivelit të lartë po merr pjesë Drejtori i Forcës së Sigurisë Portuale Durrës, z.Alfred Velaj, mbi sfidat e reja të sigurisë, gatishmërinë në mbrojtjen kibernetike dhe luftën kundër terrorizmit.

Vengu i shpreh falenderimet Ambasadës Amerikane në Tiranë për mbështetjen e vazhdueshme që ofron sa i takon çështjeve të sigurisë.

Postimi i plotë:

Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare bashkëpunim me George C. Marshall Center. 🇦🇱🤝🇺🇸🤝🇩🇪

Falë mbështetjes se Ambasadës amerikane @usembassytirana , Qendra e Ekselencës pranë @durresport ka nisur një bashkëpunim domethënës me qendrën më të mirë akademike për çështjet e sigurisë “George C. Marshall European Center for Security Studies” në Garmisch, Gjermani.

Pamje nga trajnimi i nivelit të lartë, ku aktualisht po merr pjesë Drejtori i Forcës së Sigurisë Portuale Durrës, z.Alfred Velaj, mbi sfidat e reja të sigurisë, gatishmërinë në mbrojtjen kibernetike dhe luftën kundër terrorizmit.

Mirënjohës @usembassytirana për mbështetjen e vazhdueshme!

Misioni i Marshall Center është të mundësojë zgjidhje për sfidat rajonale dhe trans-atlantike të sigurisë përmes ngritjes së kapaciteteve, hulumtimeve dhe një rrjeti global akademikësh dhe profesionistësh të sigurisë dhe mbrojtjes.

Link info