Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në aksin Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu.

‘Në kantierin e aksit Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një ndër akset më të rëndësishme, që lidh veriun me jugun, ku janë realizuar deri më tani 40% e punimeve.

Aksi që do të jetë i shpejtësisë së lartë duke përmbushur të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ndërsa parashikohen edhe një sërë veprash të tjera, mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.’- shkruan Rama.