Aksioni i pastrimit që nisi sot në Velipojë do e kthejë sezonin e afërt veror turistik në sukses.

Kryeministri Edi Rama përshëndeti pasditen e sotme nisjen e aksionit të pastrimit në Velipojë, por që do të shtrihet edhe në Urën e Bunës, Shirokë dhe Zogaj si një ndërhyrje me përfshirjen e Forcave të Armatosura, si bashkëveprim mes Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, Ministrisë së Mbrojtjes, Prefektit dhe Bashkisë Shkodër.

“Në Velipojën turistike, që me erën e re të menaxhimit të krejt bashkisë së Shkodrës, tani s’ka më asnjë çast për të humbur dhe i bashkohet nismave të pastrimit e përgatitjes së sezonit veror për ta kthyer në një sukses të padiskutueshëm”, u shpreh Rama në rrjetet sociale, ndërsa përcolli momente nga ky aksion pastrimi.

Aksioni do të përfshijë:
•pastrimin e skarpateve në të dyja anët e Urës së vjetër të Bunës
•pastrimin e përroit Qendër- Shirokë
•pastrimin e mbetjeve të hedhura përgjatë rrugës Shirokë -Zogaj
•pastrimin e mbetjeve sipërfaqësore në Vilu, në zonën e hidrovorit në Velipojë
•sistemimin e territorit dhe mbulimin e sipërfaqes
•pastrimin e inerteve të objekteve të prishura nga IKMT (IMVT).