Mercenarët e grupit rus Wanger nuk kanë hasur në asnjë rezistencë nga popullata vendase në marshimin e tyre drejt Moskës. Përkundrazi ata janë pritur krahëhapur nga qytetarët rusë të cilët u dhanë ushqim dhe ujë falas.
Lideri i grupit, Yevgeny Prigozhin duke komentuar mikpritjen e ngrohtë që u bënë qytetarët në afërsi të Rostovit tha se shumë njerëz i pritën me flamuj.
“Rrugës nuk vramë asnjë person. Hymë në Rostov. Pa gjuajtur asnjë plumb, pushtuam ndërtesën e ushtrisë në Rostov. Nuk ndërhymë në punën e askujt. Ka njerëz që qëndrojnë në rrugë me flamujt e PMC (Wagner ). Në dyqanet ushqimore djemve tanë u ofrohet ushqim falas”, tha ai.
Në një prej videove të publikuara shihen qytetarë teksa shpërndajnë ushqime falas dhe ujë për mercenarët e Wanger. Nga ana tjetër Vladimir Putin ka paralajmëruar ndëshkim për të gjithë ata që nisën rebelimin ushtarak.