Kancelari gjerman Olaf Sholz tha se po planifikon një bisedë telefonike me presidentin Rus Vladimir Putin për ti kërkuar atij tërheqjen e trupave nga Ukraina. Gjatë një konference në një kishë protestante në Nurenberg, Sholz tha se ka folur edhe më parë për Putin dhe këtë gjë do ta bëjë sërish.
“Duke qenë se nuk kemi folur për një kohë të gjatë, synoj të flas me të, përsëri në të ardhmen e afërt, po është e rëndësishme të qartësohet që në të gjithë këtë bisedë ka vetëm një kusht. Që të ketë negociata të drejta për paqe mes Rusisë dhe Ukrainë dhe ky kusht është që Rusia të tërheqë trupat e saj. Dhe kjo duhet të kuptohet”, tha Scholz.
Ndërkohë në Kiev mbërriti kryeministri kanadez Justin Trudeau, në shenjë mbështetje për kundërofensivën e Ukrainës. Ai zhvilloi homazhe në qendër të Kievit në memorialin e ushtarëve ukrainas të vrarë forcat pro-ruse që prej vitit 2014. Kanadaja është një vend i NATO-s dhe ka furnizuar ushtarakisht dhe financiarisht Ukrainën që prej kohës ku Rusia nisi pushtimin në vitin 2022.