Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi shpërndanin kanabis në lokalet e zonës së plazhit. Në pranga kanë rënë L. B., 18 vjeç, L. Ll., 19 vjeç dhe R. M., 17 vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto lokale të zonës së plazhit, tre adoleshentëve të arrestuar u është gjetur sasi kanabisi e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje. Lënda narkotike dhe 3 celularë të adoleshentëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.