Policia e Durrësit njofton se ka vënë nën hetim pronarin e një hoteli dhe një DJ, pasi u konstatua se ata kishin vënë muzikë të lartë, gjë që ka krijuar shqetësim për pushuesit në atë zonë.

Nga kontrollet e ushtruara në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një hotel te shkëmbi i Kavajës, policia ka konstatuar se ishte vendosur muzikë e lartë dhe për këtë shkak banorëve dhe pushuesve në atë zonë u është prishur qetësia.

Për pasojë, janë vënën nën hetim për prishje të qetësisë publike, A. A., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës (pronari i hotelit) dhe Xh. I., banues në Korçë (muzikant).

Ndërsa pajisjet muzikore janë sekuestruar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.