Sot Shqipëria do të përballet me Moldavinë, teksa kompanitë e huaja të basteve kanë vendosur prej ditësh kuotat e kësaj sfide.

Patjetër që Shqipëria shihet si favorite, duke parë edhe emrat në letër, kuqezinjtë kanë një koeficient 1.40 për një fitore, ndërsa barazimi kuotohet me 4.50, ndërkohë një sukses i Moldavisë, shihet nga kompanitë e basteve tepër i vështirë, ku shpërblehet me 8.50.