Komisioni Evropian e ka vlerësuar vendimin e Shqipërisë për të mos rinovuar përjashtimin sezonal të vizave për shtetasit rusë. Në raportin e KE-së i 30 majit, përmendet se ky vendim i marrë nga qeveria shqiptarë është kyç për rrugën e vendit tonë drejt BE-së.
Së bashku me Federatën Ruse do ndalohet hyrja pa viza edhe të qytetarëve nga India dhe Egjipti. Tashmë, rusëve do t’i duhet të aplikojnë për vizë pranë ambasadës shqiptare.
Ndërkohë që KE-thekson se këto vendime janë të rëndësishme për reduktimin e ardhjeve të parregullta drejt vendeve të BE-së.
“Komisioni mirëpret gjithashtu vendimin e marrë nga Shqipëria për të mos rinovuar përjashtimin sezonal të vizave për shtetasit e Egjiptit, Indisë dhe Rusisë, si dhe vendimin e Maqedonisë së Veriut për të rifutur një kërkesë për vizë për shtetasit e Botsvanës, Kubës dhe Azerbajxhanit. Këto vendime janë të rëndësishme dhe mirëpresin hapa drejt objektivit të reduktimit të ardhjeve të parregullta në BE përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor, megjithëse sfida të rëndësishme mbeten,” thuhet në raport.
Pjesë nga raporti:
Kujtojmë një vit më parë, kur Rusia nisi agresionin e paprecedentë në Ukrainë, Shqipëria ishte një ndër vendet e para e cila e sanksionoi dhe e dënoi këtë sulm. Aso kohe, aktualiteti vendas debatoi nëse shtetasve rusë do u hiqej mundësia e udhëtimit pa viza, por kreu i qeverisë Rama ngulmoi se kjo gjë nuk do të ndodhte për aq kohë sa nuk e kishin bërë as vendet e BE-së.
Si rrjedhojë, për të vizituar Shqipërinë, shtetasit rusë duhet të aplikojnë për vizë në përputhje me qëllimin e udhëtimit, thekson misioni diplomatik shqiptar.