Kristi Dragot ka kritikuar ashpër një nga modelet e “She’s on Top” gjatë puntatës së sotme, ku vajzat kishin sfidë reklamimin e këpucëve me takë. Pasi mori fjalën, Kristi në pozicionin e jurisë tha se Santjana e cila ruan tipare dominante, i duket sikur ka pozuar për katalogun e një ëebsite filmash pornografik më shumë sesa po reklamon këpucë. Nga ana tjetër, shumë komente pozitive ka patur për Anën dhe Donën të cilat i ka konsideruar respektivisht elegante, kreative dhe shumë natyrale.
Pjesë nga biseda:
Kristi: Duke qëtë që photoshoot-i ishte ndarë në dy kategori. E para, kryeson Santjana. Ka shumë energji, por këtu më duket e pornografizuar.
Është sikur jam në një ëebsite porno dhe zgjedh aktoren pornografike të preferuar, e më del kjo fotoja. Domethënë, nga vështrimi, situata, mënyra se si i mban….
Argjira Spanca: O Kristi, ti gjithmon më shokon me mënyrën se si i bën këto komentet e tua. Më lë pa fjalë, nuk di as çfarë të të them.
Kristi: Jo ka më shumë…
Argjira Spanca: Se ku i gjen këto fjalë unë nuk e di. Unë faktikisht, ndryshe nga ty këtë foto e pash diçka verore, me ngjyra…
Kristi: Vështrimi, me size, verore jo, fare, fare, fare…
Santjana: Nuk e di si të duket ty Kristi, por këtu nuk ka lidhje fare me…
Kristi: Këtu po bëhet reklamë për këpucët, sepse nuk kuptohet fare.
Santjana: Pse çfarë shikon ti?
Kristi: Si?
Santjana: Pse çfarë shikon ti?
Kristi: Unë shikoj çfarë më ofrohet Santjana.
Santjana: Këpucët janë aty për t’u parë Kristi.
Kristi: Këtu më ofrohet një femër që më shikon në atë mënyrë, me atë hapje këmbësh… Nuk është bukur. Ty të pëlqen kjo gjë?
Santjana: Po më pëlqen. Nuk ka diçka ekstravagante shumë, apo shumë provokative. Syzet të duken ty që janë provocative?
Kristi: Edhe poza, sytë, mënyra si je kthyer, më duket komplet si një katalog që zgjedh aktoren.
Argjira Spanca: Ok, nga ana tjetër Kristi…
Kristi: Nga ana tjetër kemi Anën për shembull. Ana vazhdon, super, shumë elegante. Këtu duket që edhe Ana është në pozicion shumë të lezetshëm aty, edhe luan me këpucët. Unë do kisha qejf të shkoja te kjo marka, po ta shikoja.
Argjira Spanca: Bravo Ana.
Kristi: Edhe Dona, shumë kreative. Dona e ka atë, e ka natyrale, i vjen.
Argjira Spanca: Dona dhe Ana ia kanë marrë zemrën Kristit sot.