Trazirat në Rusi, të cilat po vijojnë pas kryengritjes së grupit mercenar Wagner kundër ushtrisë dhe qeverisë ruse, kanë vendosur në lëvizje liderët e vendeve perëndimore.

Sipas mediave të huaja, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se lidhur me situatën në fjalë, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Kujtojmë se prej mbrëmjes së djeshme, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po përballet me mercenarët kryengritës rusë, të cilët po lëviznin drejt Moskës pasi pushtuan një qytet në jug të Rusisë.

“Udhëheqësit diskutuan situatën në Rusi. Ata pohuan gjithashtu mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën,” thuhej në një deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.