Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Pas javës së gjelbër, në të cilën deputetët zbresin në terren dhe takohen me qytetarët, sot ata do të mblidhen në Kuvend.
140 deputetët do të diskutojnë për problemet e qytetarëve që kanë evidentuar në terren, ndërsa janë parashikuar 4 orë diskutime.
Diskutime – jo më shumë se 4 orë.
– Grupi parlamentar i partisë Socialiste 129 minuta
– Grupi parlamentar i partisë Demokratike 60 minuta
– Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 12 minuta
– Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 14 minuta
– Deputetët jashtë grupeve parlamentare
Partia e Lirisë 5 minuta
PSD 5 minuta
Sali Berisha 3 minuta
Edmond Spaho 3 minuta
Flamur Noka 3 minuta
Ludovik Hasani 3 minuta
Oerd Bylykbashi 3 minuta
Agron Shehaj 3 minuta
Petrit Doda 3 minuta