Ediconi i 4 i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikes Elektronike UNUM ka mbledhur në Shëngjin mijëra të rinj shqiptarë e të huaj i janë bashkuar këtij eventi unik. Eventi do të vijojë deri në datën 6 qershor.
Rana e hedhur në Shëngjin pret edhe këtë vit ediconin e 4 i Festivalit Ndërkombetar të Muzikes Elektronike UNUM.
“Vallëzoni me valët dhe lëvizni me detin” shkruhet në faqen zyrtare të festivalit, ndërsa ftesa bëhet për gjashtë ditë e gjashtë netë që do të zgjasë ky organizim unik.
Mijëra të rinj shqiptarë dhe të huaj janë bërë pjesë e kësaj atmosfere festive elektrizuese, ku mbi 70 artistë me famë botërore, luajnë muzikë përgjatë 24 orëve në tre skena të vendosura në zonën e Ranës së Hedhun.
Ky event po i përmbush në maksimum pritshmeritë e të pranishmeve, të cilët shprehen të mahnitur me bukuritë natyrore të Shëngjinit.
Art, muzikë, aktivitete sportive, promovim dhe kujdes për mjedisin. Kjo është motoja e edicionit të katër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike që po mbahen në Shëngjin, që do të vijojë deri me 6 qershor. Ky festival i ka dhënë gjallëri këtij bregdeti duke tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij eventi janë angazhuar forca të shumta policie.