Deri në orët e mesditës, kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, ku intervalet e gjata me diell do të jenë më prezente në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare. Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës do të kemi shtim gradulal të vranësirave në zonat Verilindore dhe Juglindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.
Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke u luhatur nga 10°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.