Në Siberi janë regjistruar rekorde të nxehtësisë, pasi temperaturat u ngjitën mbi 37.7 gradë Celsius.
Pavarësisht se është vetëm fillimi i qershorit, të dhënat tregojnë se nxehtësia ekstreme po përhapet në gjerësi gjeografike jashtëzakonisht të larta në disa pjesë të Siberisë.
Të shtunën e kaluar, temperaturat arritën 37.9 gradë Celsius në Jalturovosk, dita e tij më e nxehtë në histori, sipas klimatologut Maximiliano Herrera, i cili gjurmon temperaturat ekstreme në të gjithë globin.
Që atëherë në Siberi kanë ndodhur një sërë rekordesh të temperaturave.
Disa rekorde të të gjitha kohërave të nxehtësisë u thyen të mërkurën, duke përfshirë Baevo, e cila arriti 39.6 gradë Celsius dhe Barnaul, e cila arriti 38.5 gradë Celsius.
“Është vala më e keqe e të nxehtit në histori e rajonit”, postoi Herrera në Twitter të mërkurën.
Dhe duket se do të bëhet edhe më keq, pasi të enjten u regjistruan temperatura deri në 40 gradë Celsius. Ekspertët thonë se ngrohja globale po shkakton temperatura më ekstreme, veçanërisht në gjerësi më të larta.