BRUKSEL- Në konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell falënderoi Ramën për angazhimin e tij për të gjetur një rrugë, e cila garanton paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se BE-ja përgëzon rrugëtimin e Shqipërisë në përmbushjen e kushteve për t’u bërë pjesë unionit evropian.
“Jam I lumtur të shikoj që Shqipëria ka bërë progres në ecurinë e saj drejt BE dhe janë të vendosur të vijojnë më tej për negociatat. Jam shumë i lumtur të shoh se Shqipëria ka qenë në harmoni të plotë me vlerat tona. Shqipëria do ketë mbështetjen e BE në këtë aspekt. Ne kemi diskutuar për dialogun për paqen në Prishtinë, dhe të faleminderit ty kryeministër për angazhimin për të gjetur një zgjidhje. Palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojnë udhërrëfyesin që iu është vendosur në tavolinë.”, tha Borrell.