Ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Takimi është duke u mbajtur në Kishinau të Moldavisë ku po mbahet samiti i dytë i Komunitetit Politik Evropian.

Pritet që temë kryesore e takimit të jetë situata e fundit e sigurisë në rajon e në veçanti, ajo në veri të Kosovës.

Siç shihet edhe nga fotografitë e bërë publike nga mediat në Kosovës, në njërën anë janë të ulur kancelari Scholz e presidenti Macron.Ndërkohë, në anën tjetër, presidentja Osmani është e shoqëruar nga shefi i kabinetit, Blerim Vela dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.