Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë një mesazh sot për Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin. Të marrin në konsideratë vendet mike dhe mos të veprojnë me ego personale sepse problemi nuk është personal, por kombëtar.
“Pozicioni i SHAB-ve është i qartë. Liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan për drafin e asociacionit, por jo vetëm në këtë po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare. Për atë që u thonë miqtë e tyre dhe ta marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre.”- tha Kim.