Adoleshenti Suleman Davvood, i cili vdiq në nëndetësen Titan javën e kaluar, mori Kubin e tij Rubik me vete sepse donte të thyente një rekord botëror, ka thënë nëna e tij për BBC. 19-vjeçari kishte aplikuar në librin e rekordeve Guinness dhe babai i tij, Shahzada, i cili gjithashtu vdiq në nëndetësen, kishte marrë me vete një aparat fotografik për të kapur momentin.
Nëna e 19-vjeçarit dhe vajza e saj ishin në bordin e anijes mbështetëse të nëndetëses, kur morën vesh njoftimin se kishte humbur komunikimi me Titan.
“Unë nuk e kuptova në atë moment se çfarë do të thoshte, por më pas ata u zhdukën”, tha ajo në intervistën e saj të parë.
Sipas BBC, zonja Davvood tha se kishte planifikuar të shkonte me të shoqin për të parë rrënojat e Titanikut, por udhëtimi u anulua për shkak të pandemisë Covid. Më pas ajo u tërhoq nga ideja dhe la djalin e saj saj, i cili kishte dëshirë të madhe të shikonte rrënojat e Titanikut.
Suleman dhe babai i tij Shahzada Davvood, një nga familjet më të pasura të Pakistanit, bashkë me tre persona të tjerë vdiqën në bordin e nëndetëses Titan, Stockton Rush, CEO 61-vjeçar i OceanGate që zotëronte Titan, biznesmeni britanik Hamish Harding, 58 vjeç dhe Paul-Henry Nargeolet, 77 vjeç, dhe një ish-zhytës i marinës franceze dhe eksplorues i njohur.
Duke folur për djalin e saj, zonja Dawood tha se Sulejmani e donte aq shumë Kubin e Rubikut, saqë e mbante me vete kudo, duke mahnitur shikuesit duke zgjidhur enigmën komplekse në 12 sekonda.
“Sulejmani ndërtoi një Titanik nga 10,000 lego. Ai aplikoi për rekordin botëror sepse donte të zgjidhte kubin e Rubikut në pikën më të thellë. Dhe ndërsa kërkesa e tij u refuzua, ata ende planifikonin të filmonin përpjekjen me Sulemanin duke thënë se “do të zgjidhte kubin e Rubikut 3700 metra nën det, në Titanikun.”
E pyetur se cilat ishin fjalët e fundit të familjes për njëri-tjetrin, ajo tha për BBC se “thjesht u përqafuam dhe bënim shaka sepse Sazada ishte aq i emocionuar për zhytjen, sa po sillej si një fëmijë i vogël. Ata të dy ishin kaq të emocionuar”.
“Isha vërtet e lumtur për ta, sepse të dy ata donin ta bënin këtë për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo.