Zjarret që kanë përfshirë pjesën lindore dhe perëndimore të Kanadasë po sjellin pasoja të rënda në shumë vende, mes tyre edhe Europën. Tymi ka kanë lëshuar një rekord prej 160 milion ton karbon, duke arritur deri në Spanjë, sipas Shërbimit të Monitorimit Atmosferik i BE-së Copernicus.
Cilësia e keqe e ajrit tanimë ka përfshirë jo vetëm Kanadanë, por Nju Jorkun, Toronton si dhe Çikagon, duke i dhënë qiellit një pamje portokalli. Tani, shtëllunga e tymit ka kaluar Atlantikun e Veriut. Përkeqësimi i zjarreve në Quebec dhe Ontario do të prekë edhe vende të tjera në Europë.
Sezoni i zjarreve të këtij viti është më i keqi i regjistruar në Kanada, me rreth 76,000 kilometra katrorë që janë djegur në të gjithë Kanadanë lindore dhe perëndimore. Kjo është më e madhe se zona e djegur në 2016, 2019, 2020 dhe 2022, sipas Qendrës Kanadeze të Zjarrit Ndërinstitucional të Zjarrit.
Që nga 26 qershori, emetimet vjetore nga zjarret janë tani më të mëdhatë për Kanadanë që nga fillimi i monitorimit satelitor në 2003. Shkencëtarët janë veçanërisht të shqetësuar për atë që zjarret e Kanadasë po shkaktojnë në atmosferë, i cili po ndikon në shëndetin e njerëzve.
Provinca e Albertës si dhe gjithashtu British Columbia po përballen me zjarre të fuqishme të cilat ende nuk janë venë nën kontroll. Sipas ekspertëve zjarret në Kanada pritet të arrijnë kulmin në fund të korrikut ose gushtit.