Qytetarët serbë kanë nisur të grumbullohen që nga orët e para të mëngjesit në komunën Zveçan, por në numër më të vogël se dje.
Protestat po mbahen edhe në Zubin Potok dhe Leposaviç.
Kërkesat e tyre janë që kryetarët shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të tërhiqen nga komunat me shumicë serbe, ashtu si edhe të largohen njësitë speciale të Policisë së Kosovës.