Sali Berisha në një konferencë për mediat ka komentuar videoskandalin e Safet Gjicit i cili kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Berisha ka pranuar se e ka takuar Alma. K dhe ka qenë në zyrën e tij, teksa shton se pas video skandalit janë shantazhet brenda PS dhe një gjobë 500 mijë euro.

“Janë tre variante. Variant parë, korrupsion erotik. Variant i dytë: Ia bënë njëri tjetrit, grindje e brendshme mes PS-së por unë nuk kam fakte.

Almën duan ta paraqesin si kryesore dhe Safetin viktimë. Duket se pasi ka ndodhur historia lëpirës të qeverisë kanë gjobitur Safetin. Gjoba flitet gjer në 500 mijë euro pë të mos dhënë filmin. Ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti nga burgu kërkon paratë. Kanë gjetur si mënyrë që këtë ta ka gjetur Saliu se kanë hall që të mos i kthejnë borxhin.

Alma ka ardhur tek unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili mund ta bëjë. Unë vetë nuk bëj publike. Po të deshe bëje vetë. Nuk merr njeri porosi nga unë këtë thuaje apo jo. Është e vërtetë që ka ardhur. Nuk është praktikë e imja e luftës politike”, tha Berisha.

Kujtojmë se më parë është bërë e ditur se Alma Kaçi ka takuar Berishën ne datën 9 qershor, datë pas se cilës ai i rekomandoi qe video skandalin ta çonte në një TV që të mbulohej skema e përhapjes.