Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga kantieri per ndërtimin e Unazës së Madhe.

“Vijon puna në të gjitha lotet e Unazës Veriore të Tiranës një nga projektet më të rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit, si dhe për lehtësimin e trafikut brenda qytetit.
Realizimi fizik ka arritur në masën 25%”, shkruan Veliaj.

Ndër objektivat e kryebashkiakut Veliaj këtë mandat janë Teatri i Ri, Stadiumi “Selman Stërmasi”, Muzeu i Artit Modern, Muzeu i Tiranës, Kampusi Universitar, “TEDA Tirana”, Qendra e Konventave dhe Ekspozitave, Qendra Ndërkombëtare e Panaireve, Kopshti Botanik, Stadiumi i Lojërave me Dorë “Asllan Rusi”, Unaza e Madhe dhe Rehabilitimi i Lanës.