Jani Aliaj, të cilit sot Apeli i GJKKO i konfiskoi pasurinë është nga Tepelena, dhe i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në lokalin ‘De Niro” në zonën e ish-bllokut.

Sipas OFL-së, ndaj Jani Aliaj, ka edhe një masë arresti me burg dhënë nga Gjykata e Përmetit, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Pse u vra Elton Çiçaj?

Shkak i vrasjes dyshohet se hasmëria mes Jani Alisë, dhe Elton Çiçajt, e nisur që në Greqi, kur dy personazhet ndodheshin në burg, i pari për akuzën e vrasjes ndërsa Çiçaj për drogë. Sipas burimeve të policisë, Çiçaj, kishte plagosur me thikë Jani Alinë pas një grindjeje burg.

Më tej konflikti vijoi vitin e kaluar, kur Jani Alia u plagosur me armë në Gjirokastër dhe në janar të këtij viti. I dyshuar për këto ngjarje ishte Elton Çiçaj.