Ambasadorja në largim e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka shprehur mirënjohje për mikpritjen që shqiptarët i kanë dhënë gjatë 3 vitesh e gjysmë në këtë detyrë.
Në një postim në Twitter, Yuri Kim, shkruan se me krenari ka vizituar të 61 bashkitë e vendit dhe ka takuar mijëra shqiptarë që e kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë.
Të njëjtën mirësi dhe mikpritje, ambasadorja Kim, uron që t’i tregohet edhe ambasadorit të ardhshëm të SHBA-së në Shqipëri.
“Duke u larguar pas tre vite e gjysmë në Shqipërinë e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim”, shkruan Yuri Kim.
David Konstenacik është miratuar nga Senati amerikan si pasuesi i Yuri Kim në Tiranë.
Signing off after three and a half years in beautiful Albania! I am proud to say that I visited all 61 municipalities and met thousands of Albanians, who greeted me with bread, salt, and an open heart.