Kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i është drejtuar qendrës së votimit dhe ka folur për mediat duke thënë se është i kënaqur për mbarëvajtjen e votimeve për zgjedhjet parlamentare.
Abazovic tha se kontributi i tij do të jetë i njëjtë derisa të përcjellë vlerat që përfaqësojnë.
“Atmosfera është shumë e relaksuar. Është shumë kënaqësi që si kryeministër të konstatoj se gjendja është shumë më mirë se ka qenë më parë. Nuk ka tensione. Partitë politike shumicën e debateve e kanë pasur për zhvillimin ekonomik dhe drejtimin e shtetit tonë drejt BE-së. Shpresoj se në këtë frymë edhe do të përfundojnë zgjedhjet. Jam i bindur se do të kemi një institucion shumë të mirë. Unë nuk kam dilema sepse kontributin tonë e kemi dhënë dhe do të vazhdojmë me të njëjtën forcë të promovojmë vlerat për të cilat luftojmë”, deklaroi Abazoviç.