Në Kinë janë anuluar fluturimet, udhëtimet me tren dhe seancat gjyqësore teksa vendi përgatitet që të përballet me një tajfun. Njerëzit janë këshilluar që të qëndrojnë në shtëpi teksa stuhia i drejtohet bregut jugor.
Tajfuni Talim pritet që të rritet në intensitet dhe të bëhet i rrezikshëm kur të godasë Guangdong-un dhe Hainan-in, sipas Administratës Meteorologjike Kineze.
Tregjet në Hong Kong janë mbyllur ndërsa seancat gjyqësore janë shtyrë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Meilan-it dhe Aeroporti Qionghai Boao në Hainan kanë anuluar të gjitha fluturimet, ndërsa Aeroporti Zhuhai Jinwan në Guangdong ka anuluar 43 fluturime në hyrje dhe 36 në dalje.
Hekurudhat me shpejtësi të lartë dhe trenat periferikë në Hainan janë ndalur kurse rrugët që lidhen me ishullin turistik do të rrinë të mbyllura deri të premten.
Qyteti Haikou gjithashtu do të pezullojë mësimet, punën dhe aktivitetet e biznesit nga mesdita e sotme, duke urdhëruar banorët të qëndrojnë në shtëpi, njoftoi televizioni shtetëror CCTV.
Dallgë “të dhunshme” prej gjashtë deri në nëntë metra priten nesër në Detin e Kinës Jugore, sipas mediave shtetërore, disa prej të cilave po godasin ishullin turistik të Hainan.