Verdi nuk mund të këndohet më mirë. Ky është vlerësimi që i ka dhënë kritika evropiane tenorit shqiptar Saimir Pirgu për performancën e tij në operan ‘Ernani’ të Giuseppe Verdit. Opera ishte vepra hapëse e Festivali Bregenzi në Vjenë ku marrim pjesë më shumë se 215 mijë shikues.

Magjepsës dhe të shkëlqyer e kanë vlerësuar tenorin shqiptar Saimir Pirgu kritika dhe mediat më të mëdha evropiane për performancën në operan ‘Ernani’ të Giuseppe Verdit.

Kritika e virtuozëve e ka ngritur në piedestal tenorin shumë të suksesshëm shqiptar, i cili po mahnit skenat botërore të muzikës klasike.

“Tenori shqiptar Saimir Pirgu triumfon në rolin titull te ‘Ernani’. Ai bind të gjithë me tone të fuqishme dhe shkëlqim heroik magjepsës, shprehimisht i fuqishëm, me fraza të bukura dhe shprehje pasionante”

Jo vetëm mediat në Austri por edhe ato gjermane kanë ngritur lart madhështinë e talentit shqiptar.

“E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ky prodhim është një festë e zërave të ‘bel canto’. Në rolin e titullit, Saimir Pirgu bën përshtypje me fuqinë e tij të zërit spinto ndritshëm. Verdi vështirë se mund të këndohet më mirë”

Me operën “Ernani”, që çeli dje edicionin e ri, Festivali i Bregenzit në Austri ofron një vepër që rrallë vihet në skenë, një opera e hershme e kompozitarit gjigand italiane, e cila është lënë në hije nga kryeveprat e tij të mëvonshme. I pranishëm në premierën e kësaj të mërkure ishte

Këtë vit, Festivali Bregenzi ofron më shumë se 70 ngjarje artistike deri më 20 gusht, për të cilat janë lëshuar 215,000 bileta – të paktën 90 për qind janë rezervuar para fillimit.