Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori, ka deklaruar se ish-zv/kryeministri ndodhet në Angli pranë familjes së tij.

“Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij në Angli. Do të vijë kur të ketë liri”, tha avokati Ligori.

Gazetarja Glidona Daci raportoi se Ligori ishte i pranishëm këtë të premte në dyert e Gjykatës së Posaçme për një tjetër çështje.

Pas daljes nga ambientet e gjykatës, ai është pyetur nga gazetarët për ish-zv/kryeministrin.

“Nga ana e zotit Ligori u deklarua se zoti Ahmetaj ndodhet në Angli pranë familjes së tij dhe do të kthehet në Republikën e Shqipërisë në momentin që do të ketë një vendim përfundimtar në ngarkim të tij”, raportoi gazetarja Daci.

Kujtojmë se ditën e sotme, Kuvendi i hoqi imunitetin Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugën SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së tij.