Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur lidhur me fundin e nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Jashtë ambienteve të Kuvendit, Balla tha se misioni i “Balkanit të Hapur” është mbyllur me sukses, pasi ka ndihmuar prodhuesit shqiptarë që të mos kenë pengesa burokratike në kufi.

Balla theksoi se tani që “Ballkani i Hapur” arriti suksesin e saj, është koha që Bashkimi Europian të vijojë procesin.

“Ballkani i Hapur është instrumenti më i mirë i implementimit në terren të Procesit të Berlinit. BE ka në themel lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitaleve.

E ka mbyllur misionin e vetë sepse ka ndihmuar prodhuesit shqiptar të mos kenë pengesa burokratike në kufi.

Kur arritëm lëvizje të lirë kemi arritur 3 dimensione themelore të asaj që ne synojmë të bëhemi. Tani që arriti suksesin, i takon BE-së të vijojë procesin”, tha Balla.