Një intervistë kishte tërbuar Antonio Conte në kohën e Tottenham.

Ishte Richarlisona ai që ia doli dhe tregoi sesi trajneri i tij, në atë kohë pikërisht italiani, e kishte lënë papritur në stol. Ato deklarata kishin bërë xhiron e botës sepse braziliani kishte folur për sezonin e tij si një vit “mu**”.

Tani, në podcastin Que Papinho, futbollisti zbuloi gjithashtu se çfarë reagimi pati Conte pas intervistës “në fushë” dhe jashtë saj:

“Bëra një gabim duke bërë një intervistë duke thënë se duhej të luaja më shumë. Më vonë, kërkova falje dhe thashë se mund të më ndëshkonte,” zbuloi Richarlison.

“Ai më tha se ishte shefi. Ishte mënyra e tij për ta treguar këtë. Ai kaloi gati dy orë duke më bërtitur para të gjithëve në një takim”.